E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi-Berishës: Së shpejti pjesa tjetër e autostradës

"Zoti Berisha, populli i Kosovës të mirëpret. Ti realizove ëndrrën e shqiptarëve, ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Ne po numërojmë ditët për nisjen e punës në pjesën e Kosovës", tha kryeministri Thaçi.

Ndërsa kryeministri Berisha, duke përmendur kontributet e Thaçit në pavarësinë e Kosovës, theksoi se shteti i ri ka bërë përparime të dukshme në të gjitha drejtimet, duke përmendur këtu rezitencën ndaj krizës ekonimike.

 "Ajo çka me impresionon është se si luftëtarët e lirisë, po ndërtojnë me përkushtimin më të madh vlerat për të cilat ata luftuan. Më 20 muaj ne Kosovë po vendosen standardet më të gjera të respektimit të pakicave dhe jam i bindur se ky është një kontribut i madh i Kosovës për paqen dhe stabilitetin në rajon", tha Berisha.
 
Pas takimi janë nënshkruar gjashtë marrëveshje të përbashkëtare,kryesisht me karakter ekonomik dhe politik.  Marrëveshjet e nënshkruarakanë të bëjnë me lehtësirat doganore, në fushën e policisë, etj. Marrëveshja e lëvizjes së ndërsjelltë të shtetasve dhe protokolli për qarkullimin në zonat kufitare, u nënshkruan nga Kryeministri i Shqipërisë, Berisha, dhe ai i Kosovës, Thaçi, ndërsa marrëveshjet e tjera u nënshkruan nga anëtarë të dy delegacioneve, Shqipëri- Kosovë.

Zbatimi i tyre pritet të thellojë jo vetëm bashkëpunimin mes dy vendeve, por do të lehtësojë për më shumë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe anasjelltas.   Vizita e sotme e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në Prishtinë, e para pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008, është konsideruar si një vizitë historike dhe e një rëndësie të veçantë dhe shihet si një mundësi e re për të shënuar progres në bashkëpunimin ndërshtetëror Shqipëri- Kosovë.

Më poshtë vijojnë marrëveshjet dypalëshe të nënshkruara sot mes Shqipërisë dhe Kosovës:
 
- Marrëveshja për Lëvizjen e ndërsjelltë të shtetasve.
- Protokolli për qarkullimin në zonat kufitare.
- Marrëveshja në fushën e doganave.
- Marrëveshja e bashkëpunimit policor ndërkufitar.
- Marrëveshja e ripranimit të personave me qëndrim të paligjshëm.
- Marrëveshja e bashkëpunimit të Administratave lokale.

Kryeministri Sali Berisha nisi sot një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë, në krye të një delegacioni të përbërë nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe biznesmenë. Vizita e z. Berisha, me ftesë të Kryeministrit Hashim Thaçi, është e para pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në 17 shkurt të vitit 2008. Kjo vizitë zhvillohet në një moment kur shteti i ri i Kosovës është njohur nga të paktën 62 vende të ndryshme të botës dhe kur Kosova tashmë është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore. 

Kryeministri Berisha do të ketë një axhendë të ngjeshur gjatë dy ditëve të qëndrimit në Kosovë, ku veçohen takimet me autoritete të larta të shtetit kosovar dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që ndodhen atje, takime me përfaqësues të biznesit dhe minoriteteve, partive politike, etj.

Vizita e sotme e Kryeministrit Sali Berisha është konsideruar si një vizitë historike dhe e një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe shihet si një mundësi e re për të shënuar progres në bashkëpunimin ndërshtetëror Shqipëri Kosovë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›