Italia mbeshtetje per integrimin e Kosoves

Vizita e shefit të diplomacise kosovare Enver Hoxhaj në Romë, e cila
përfundoi pasditen e të merkures me një takim dypalesh me homologun
italian Giulio Terzi ka terhequr vemendjen e mediave kryesore italiane.
Nje sere gazetash si 'Corriere della Sera' apo 'Repubblica' jane perqendruar tek mbeshtetja qe Italia, nepermjet ministrit te Jashtem, i ka garantuar Kosoves ne procesin e integrimit te Kosoves ne Bashkimin Europian dhe ne ate per liberalizimit te vizave per kosovaret.
Ne nje interviste te gjate per agjencine e shtypit ANSA, ministri Hoxhaj theksoi edhe nje here se “vendimi i Serbise per mbajtjen e zgjedhjeve te 6 majit edhe ne territorin kosovar, per ne perben nje shkelje te sovranitetit. Ne do te vinte nje pikëpyetje mbi sigurine e te gjithe rajonit.” Qendrimi i kryediplomatit kosovar mbi kete teme eshte i prere dhe ai e perseriti jo rastesisht gjate vizites ne nje vend europian e jo vetem ne seli diplomatike. Edhe gjate takimit qe zhvilloi me studentë te Universitetit La Sapienza, pasi foli gjate per historinë e Kosovës, nga spastrimi etnik serb e deri më sot, ministri Hoxhaj perseriti se “zgjedhjet serbe nuk duhet te shtrihen ne Kosove”.