PE rrezon footnote-n

Me 475 vota pro, 97 kundër dhe 76 abstenim, rezoluta e austriakes së
gjelbër Ulrike Lunaçek u votua me shumicë dërrmuese në seancë plenare në
Bruksel, duke hedhur poshtë të gjitha amendamentet e propozuara nga një
grup i aleancës progresiste të socialistëve dhe demokratëve, të
përfaqësuar nga çeku Libor Rouçek.
PE arriti të bëjë atë që nuk e ka bërë as vetë qeveria e Kosovës, me hedhjen poshtë të amendamentit 13 për “footnote”n, apo shpjegimet plotësuese për Kosovën, ndërsa votoi pro pjesmarrjes së vendit në Lojrat Olimpike të Londrës.
"Dua të shtoj 12 amendamente që i referohen zhvillimeve të fundit, dhe ju kërkoj mbështetjen tuaj për to. Ka një kërkesë nga grupimi S&D që kërkon me amendamentin 13 ndryshimin e paragrafit të parë. Por unë do t’ju kërkoja që nëse nuk i kalojmë në paragrafin e dytë, të votonit kundër pasi këto çështje mbulohen në paragrafin e dytë", tha Lunacek.
Rezolutat e Parlamentit Europian për çështje të politikës së jashtme të BE-së, nuk kanë asnjë fuqi ligjore. Ato kanë vetëm rol këshillimor ndaj Komisionit dhe vendeve anëtare, për qëndrimin e Parlamentit ndaj një çështjeje të caktuar.
Përveç thirjeve të përsëritura për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së, rezoluta e Lunaçek kritikon Prishtinën, ndër të tjera, për korrupsionin, krimin e organizuar, administratën e dobët dhe për mungesën e lirisë së shprehjes.
Pergatiti ARTA TOZAJ