E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia nuk shkon më tepër se barazimi 1-1 me Irlandën (video)

Italia nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 1-1 në përballjen me Irlandën në ndeshjen e Grupit 8 për eliminatoret e kampionatit botëror. Kampionët e botës mbeten me 10 futbollistë që në minutën e 4-t, pas daljes me karton të kuq të Pacinit. Megjithëse në inferioritet numerik, Italia arrin të shënojë me anë të Jakuintës në minutën e 10-të. Irlandezët barazojnë tre minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt me anë të Roi Kin.

Italia kryeson grupin e tetë më 14 pikë, ndërsa Irlanda e drejtuar nga Trapatoni ndodhet në vendin e dytë me 12 pikë. Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Gjeorgjia barazoi 0-0 me Malin e Zi, ndërsa Bullgaria mundi me rezultatin e pastër 2-0 përfaqësuesen e Qipros. Më poshtë do të paraqesim klasifikimin e Grupit 8.

Italia 14
Irlanda 12
Bullgaria 7
Cipro 4
Mali i Zi 3
Gjeorgjia 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›