Spanjë kampione i jep një tjetër goditje Turqisë
Stamboll - Spanja arriti të marrë një tjetër fitore përballë Turqisë, këtë herë me rezultatin 2-1 në transfertë. Për kampionët e Europës kjo është fitorja e dytë përballë turqve, pas asaj të arritur ditën e shtunë në “Bernabeu” me rezultatin 1-0. Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Shenturk në minutën e 26-të.
Barazimi për spanjollët do të vinte nga një 11-metërsh në minutën e 63-të, të cilin e ekzekuton me saktësi Alonso. Golin e fitores skuadra e drejtuar nga Del Boske e gjeti vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt me anë të Reiras.
Spanja ngjitet në kuotën e 18 pikëve, duke e siguruar kalimin për në kampionatin botëror. Turqia mbetet në vendin e tretë me 8 pikë. Bosnja e vendit të dytë në Grupin 5 arriti një tjetër fitore, këtë herë 2-1 përballë Belgjikës. Boshnjakët ngjiten në kuotën e 12 pikëve.
Ndeshja tjetër e Grupit 5 ishte ajo mes Estonisë dhe Armenisë, e cili njohu fitues vendasit me rezultatin 1-0. Estonia ka arritur të grumbullojë 5 pikë, ndërsa Armanei qëndron në vendin e fundit me 1 pikë.