CEZ nën hetime, padi për një superskandal
Tiranë- Nëse hetuesit e Task Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës do ti vërtetojnë, atëherë kompania çeke CEZ gjendet përpara një super skandali. Një shtetas, i cili duket të jetë një njohës i mirë i teknologjisë dhe situatës brenda kompanisë, ka hartuar një denoncim duke renditur fakte, që sipas tij konfirmojnë një vjedhje gjigande të CEZ në dëm të shtetit dhe konsumatorëve shqiptarë.
Me pak fjalë, denoncuesi ka bërë llogaritë sesa energji ka blerë dhe sa ka faturuar CEZ, dhe sipas tij rezulton se ka një diferencë të madhe mes këtyre dy treguesve, duke faturuar më shumë energji nga sa ka blerë. Denoncimi mbështetet mbi 6 fakte, të cilat janë bërë publike nga televizioni Top Channel:
Fakti i parë: Sipas denonocimit te bere vetem ne muajin janar te viti 2011, vetem permes Fidrit 330 ne Tirane, KESH i ka shitur CEZ-it 2.886. 000 kilovat energjie elektrike por nga faturimet e CEZ-it rezulton sikur eshte konsumuar 3.940.413 kilovat energjie, pra mbi 1 milion kilovat me shume sesa ne fakt CEZ ka blerë.
Edhe ne muajin mars te vitit te kaluar fakton denoncuesi, permes te njejtin fider CEZ ka blere nga KESH 2.458.000 kilovat energji elektrike por rezulton se ka faturuar si konsum 302.981 kilovat me shume.
Ne baze te ketyre fakteve rezulton se vetem keto dy muaj CEZ ka mbifaturuar per qyetaret dhe institucionet 1.357.394 kilovat ore energjie me shume sesa ka blere nga KESH. Nese cmimi i shitjes llogaritet minimal vetem, 7.5 leke, sipas kallzimit rezulton qe CEZ ka perfituar padrejtesisht nga mbifaturimi mbi 10 milionë leke te reja.
Te njejtin shembull denoncuesi jep edhe per nenstacioni e Selites ne Tirane, ku sipas te dhenave rezulton se CEZ ka mbifaturuar te pakten ne muajin janar nje shifer te konsiderueshme, mbi 8 milionë kilovat ose 186 milionë leke te reja me shume sesa eshte furnizuar.
Sipas kallezimit qe tashme perben edhe bazen e hetimit nga Task Force kete mbi faturim te qellimshme CEZ e realizon duke nderhyre vete gjate kolaudimti te aparateve mates per te rritur artificialisht konsumin. Te gjitha keto fakte denoncuesi shoqeron edhe me nje liste emerore te konsumatoreve te cilet jane mbifaturuar qellimisht nga CEZ.
Fakti i dyte: Sipas kallezimit kompania CEZ ka rritur ne menyre fiktive dhe gjobat ndaj konsumatoreve me motivin e nderhyrjes ne matesat elektrik dhe per te cilat klienti nuk vihet ne dijeni. Gjobat thuhet ne kallezim jane 3000 deri ne 20 mije kilovatore. Sipas denoncuesit ky mekanizem perdoret per rritur ne menyre artificiale masen e demit qe i shkatohet kompanise e per te cilat CEZ kerkon me pas kompesim nga shteti ose ne te kundert ben presion per rritje te cmimit te energjise elektrike.
Fakti i trete: Sipas kallezimit, CEZ e rrit artificialisht masen e demit qe i shkaktohet nga mospagimi i faturave edhe permes kontratave provizore te cilat jane te paligjshme. Denoncuesi thote se CEZ sajon kontrata provizore ne emer te qyetareve te ndryshem te cilet nuk jane ne dijeni te faktit ose nuk ekzistojne dhe me pas keto fatura i shoqeron automatikisht edhe me gjoba. Vetem ne muajin tetor te vitit 2011 sipas kallezimit jane hapur 12 mije kontrata te tilla provizore. Kjo rritje artificiale e numrit te konsumatoreve thuhet ne kallazim i sherben CEZ-it per te justifikuar marrjen energjise nga KESH-i me cmim te ulet dhe jo me cmim tregu. Nderkohe qe permes ketij mashtrimi thuhet ne kallezim , CEZ argumenton uljen e e humbjeve ne rrjet duke jusifikuar ashtu edhe mos kryerjen e investimeve.
Fakti i katert: Ne kallezim thuhet se CEZ vjedh edhe permes abonenteve qe nuk arrijne te pagujane brenda muajit faturen e energjise. Denoncuesi thote se abonentit nuk i nderpritet energjia por i jepet 6 muaj kohe me qellim qe mbi te te aplikohen kamatvonesa prej 0.5 % e fatures ne dite. Kur vlera dyfishohet, thuhet ne kallezim, CEZ i ben presion konsumatorit te paguaj menjehere gjysmen e saj dhe pjesen tjeter te ndare ne muaj.
Fakti i peste: Ne kallezim thuhet se nje tjeter metode abuzimi nga CEZ eshte selektimi i abonenteve per te pare kalimin e kufirit te konsumit 300 kilovatore per te cilin paguhet cmim me i ulet. Sipas denoncuesit CEZ e realizon kete duket e mbyllur faturen mujore te konsumit here me 25 dite dhe here me 35 dite.
Fakti i gjashte: Ne kallezim thuhet se CEZ vjedh shtetin edhe duke manipuluar me inventarin e materialeve te konsumit qe ka kompania ka te tilla si si tela, kabllo etj. Per te argumentuar kete fakt denocuesi merr nje shembull . sipas tij nje meter kabell i blere para disa vitesh ka patur cmimin 1200 leke metri ndersa aktualisht ai kushton 4.400 leke. CEZ, thote denoncuesi, ka urdheruar qe magazinat te boshatisen me pretendimin se ky kabell 80 kilometra i gjate ka dal jashte perdorimit per tu blere serisht i njejti material ne menyre fiktikve me cmim te rritur.
Shkrime të tjera me interes:
- Guinness në Gjykatën e Tiranës, 6 vjet gjyq për një padi Tiranë- Paditë në Gjykatën e Tiranës ndaj kompanisë KESH apo...
- Situata e motit, CEZ lajmëron për kufizime elektrike Tiranë- Kompania CEZ Shpërndarje përmes një njoftimi për shtyp ka...
- CEZ kërkon likujdimin e faturave që janë në kundërshtim me ligjin Durrës- Fatura të CEZ-it në kundërshtim me ligjin si dhe...