Italia raciste, mbroni Balotelin
Lilian Turam
Lilian Turam ka qenë një lojtar dhe një njeri i madh, gjithmonë në vijën e parë të luftës kundër racizmit. Ai theksoi se në Itali racizmi ekziston dhe ka kërkuar masa për mbrojtjen e sulmuesit të Interit, Mario Baloteli. Gjatë prezantimit të librit, “Yjet e mi me ngjyrë, nga Lusi te Barak Obama”, Turam tha: “Shoqëria italiane është raciste dhe koret e tifozëve për Balotelin se ‘një zezak nuk mund të jetë italian’ e konfirmojnë. Fakti dramatik është se djaloshin e detyrojnë të kërkojë falje për reagimet e tij”.
#