E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas te Barça? Palët mohojnë zërat

Spekulimet

Sipas mediave spanjolle, Barcelona dhe çesk Fabregas kanë arritur marrëveshjen parimore për transferimin e mesfushorit në “Kamp Nou” në fund të sezonit dhe për kontratë 5-vjeçare. Megjithatë, palët kanë mohuar gjithçka. Menaxheri i 22-vjeçarit, Darren Din deklaroi: “Asgjë nuk është e vërtetë”. Ndërkohë, edhe klubi katalan ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp ku thuhej: “Nuk ekziston asnjë marrëveshje apo negociatë me lojtarin e Arsenalit, çesk Fabregas”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›