E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profesor Kapelo mohon Italinë: Më mirë të punosh në Perëndim

Trajneri

“Të punosh në Itali? Jo, më mirë në Spanjë ose në Angli”. E thotë Fabio Kapelo. Në një prononcim, trajneri i Anglisë i është futur analizës së futbollit ndërkombëtar. “Kur flitet për diversitet në futboll mes Italisë, Spanjës dhe Anglisë, duhet të fillojmë nga stadiumet, tha Kapelo. Në Itali nuk janë në pronësi të klubeve dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për t’u vënë në dukje. Në Spanjë, të gjitha klubet kanë në pronësi impiantet e tyre, në Angli po ashtu. është një vlerë e shtuar, ngaqë sot lojtarët nuk janë në pronësi të skuadrës. Klubet italiane kanë një vlerë relative, nuk i shesin pronat e patundshme”. Pastaj është siguria. “Në Angli, rreziku është minimal, vazhdoi ai. Del mes njerëzve dhe nuk ndodh asgjë, stjuartët të mbrojnë dhe ka një vetëpërgjegjësi të të gjithëve. Një gjë shumë e bukur”. Në Itali, gjysmë ore para ndeshjes, stadiumet janë plot, ndërsa në Angli e Spanjë, 10 minuta para fërshëllimës finale, publiku është ende në restorante, bare. Të gjithë kanë vendin e tyre dhe në tribuna të mbuluara. Në ‘San Siro’ del dhe gjen bluza kontrabandë në shitje. Në Spanjë dhe në Angli nuk është e mundur, ndëshkohen të gjithë. Vendi më i vështirë, ku nuk je i mbrojtur, ku ligjet nuk aplikohen dhe punon me më pak dëshirë është Italia”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›