Italia rinis stërvitjenme ekipin është edhe Pirlo
JOHANESBURG- Italianët janë kthyer në stërvitje pas barazimit zhgënjyes me Zelandën e Re, që ka vënë në rrezik kualifikimin e tyre. Lajmi i mirë ka qenë stërvitja e rregullt e zhvilluar nga Andrea Pirlo, i cili qëndroi bashkë me shokët e skuadrës në gjithë sesionin e mëngjesit. Mesfushori i Milanit duket si mungesa më e madhe e kësaj Italie, e cila në dy takimet e mëparshme ka zhgënjyer totalisht.
“Sot ishte hera e parë pas 15 ditësh që Pirlo prek topin me këmbë, - sqaroi trajneri Marçelo Lipi. – Të shohim, të shpresojmë”, tha ai. Në ndeshjen e fundit, Italia ka nevojë për një fitore me Sllovakinë që të shpresojë në takimin e grupit. Por, Lipi mendon se kjo do të jetë një ndeshje më pak e komplikuar, pasi edhe vetë sllovakët janë të detyruar të sulmojnë.
Kombëtarja italianë u vizitua në stërvitje edhe nga portieri Xhixhi Bufon, që për shkak të problemeve me hernien diskale, do t’i mungojë Italisë në këtë Botëror. Ndërkohë mediat në Itali kanë kritikuar ashpër lojën e futbollistëve, por edhe faktin se u luajt me krosa të lartë, në një kohë që lojtarët neozelandezë janë të gjithë shumë të gjatë. Barazimi me Zelandën e Re shënoi një nga pikat më të ulta në historinë e kombëtares italiane, e cila vjen në këtë Kupë Bote me statusin e kampiones.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)