"Zorba" në 25 qershor ngjitet në skenën e TOB-it
Shpirti i lirë ballkanas po shpalohet mbi mbi arenën e teatrit kombtar të operas dhe Baletit përmes mishërimit me gjuhën e lëvizjeve të personazhit të famshëm të Kaxanxaqisit grekut Zorba.
Me ngjyresat shqiptare atë e sjell solisti i ftuar Altin Koruti ndërsa shkrimtarin romantik Xhonin e mishëron i ftuari tjetër Blendi Tafaj.
Trupa e baletit në provat gjenerale dirigjohet nga maestri pasionant Arian Sukniqi i cili së bashku dhe me dy artiste të skenës na rrëfen se mesazhi gjithkohor i Zorbës është të jetosh cdo cast në maksimum dhe të duash jetën me të gjitha anët e saj.
Magjia e valles dhe furia shkarkuese për brengat e tronditjet e jetës vjen në një formë sa klasike dhe po aq bashkohore edhe nga Skenografia e Platon Bardhit, kostumet e Taulant Pustinës, Kori i Dritan Lumshit, dhe orkestra e TKOB e drejtuar nga Edmond Doko si dhe pjesëmarrja e të ftuarës solistes Manjola Nallbani. Premiera do të ngjitet në skenë të premten e 25 qershorit në mbrëmje duke vijuar deri në fund të muajit të freskët veror.