E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, sot nata finale e festivalit të fëmijëve

SHKODER-Teatri “Migjeni” pret sot për të tretën mbrëmje festivalin mbarëkombëtar të fëmijëve. 34 pjesëmarrës të vegjël nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Mali i zi e Maqedonia do të zbresin në skenën si konkurentë pretendë për të fituar cmimet e para, të cilat ashtu sikur ka ndodhur me kolegët e tyre në edicinet e mëparshme kanë shërbyer si promovim për talentet e tyre në rrugën e muzikës. Edhe për organizatorët shtrirja gjeografike e pjesëmarrjes i ka dhënë nota të tjera të festivalit.

Ky është edicioni i 48 i festivalit të këngës për fëmijët, një eveniment muzikor tradicional pasi prej 48 vitesh organizohet në qytetin e Shkodrës, duke u kthyer kështu në një traditë.

(d.b/TVNews24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›