E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punësimi on line, Ministria e Kulturës afron shërbimin e ri

Në sallën Tefta Tashko u zhvillua konferenca mbi Funksionalizimin e Rrjetit të Informacionit të Punësimit Rinor me prezantimin e Programit të Rrjetit të Punësimit Rinor në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Rinisë dhe Planit të Aksionit Rinor.

Konferenca vijoi me fjalën përshëndetëse të Zv/Ministres së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Znj. Suzana Turku.

Faqja e prezantimit të webit ku mund të merret çdo detaj është:http://www.punesimi.info

Prezantimi i Rrjetit të Informacionit të Punësimit Rinor të përbërë nga 10 organizata rinore u prezantua nga Vladimir Thano dhe pas prezantimeve vijoi debati i hapur me te rinjte me objekt Përcaktimin e objektivave dhe prioriteteve të rrjetit të informacionit të punësimit rinor.

Burimet që do të mbështesin rrjetin jaën OJF-të rinore me zyrat aktuale, pajisje, stafet lokale, aksesi online dhe telefonik. Institucionet shtetërore që mbështetin punësimin janë dhe Ministria e Punës dhe çështjeve Sociale, Departamenti i Administratës Publike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Pushteti lokal.
Faqja në internet parashikon përdorimin e informimit të drejtpërdrejtë të të rinjve, këshillimit direkt si dhe dhënien e asistencës ligjore për të rinjtë për marrëdhëniet në punë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›