E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia sjell dosjen Prudentino drejt ekstradimit ne vendin e tij



Artan CENA
TIRANE - Gati dy muaj pas arrestimit te Albino Prudentinos autoritetet italiane kane sjelle me ne fund dosjen me te cilen kerkojne ekstradimin e tij ne Itali. Burime nga Gjykata e Vlores kane bere me dije se dosja ka mberritur te premten e kaluar dhe ajo eshte duke u pare nga prokuroria dhe gjykata. Sic eshte mesuar ne dosje ndodhen te gjitha akuzat qe rendojne mbi Prudentinon dhe aktet e hetimeve te bera gjate viteve me qellim kapjen dhe arrestimin e tij. Seanca per te shqyrtuar kerkesen e ekstradimit pritet te zhvillohet gjate muajit dhjetor. Edhe pse eshte nje proces qe ende nuk ka perfunduar eshte parashikuar qe ai te dergohet ne shtetin fqinj para se atij ti perfundojne ditet e paraburgimit. Avokati i Prudentinos Vito Felici nuk eshte kunder ekstradimit ashtu sic e deshmoi dhe ne nje konference shtypi ne Tirane disa kohe me pare. Gjate konferences deklaroi se ishte gati qe klienti i tij te dergohej ne Itali.
HETIMET
Gjykata e Pulias ka dorezuar ne Gjykaten e Vlores dosjen per ekstradimin e kreut te organizates mafioze Sacra Corona Unitta Albino Prudentino drejt Italise. Dosja e dorezuar ne Gjykaten e Vlores permban akuza per pastrim parash gjobevenie dhe pjesemarrje ne organizatat kriminale.
Pak dite me pare Maurizio Prudentino djali i Albino Prudentinos te akuzuarit per lidhje me grupe kriminale kerkoi nga Drejtesia shqiptare lirimin e babait te tij. Ne nje deklarate per shtyp Maurizio Prudentino me argumentimin se dokumenti qe eshte derguar nga Prokuroria e Leces ne daten 29 shtator dhe nuk i eshte paraqitur mbrojtjes. Per kete arsye Albino Prudentino nuk eshte me ne stadin e te arrestuarit pasi i ka mbaruar afatet e nevojshme per paraqitjen e dosjes brenda 40 diteve. Mesohet se ne dhjetor pritet te jepet vendimi nga Gjykata e Vlores per ekstradimin e bosit te Sacra Corona Unitta Albino Prudentinos
ARRESTIMI
Venia ne pranga e 59-vjecarit lindur ne Ostuni Brindisi eshte kryer me 29 shtator 2010 ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Kalipso per venien para drejtesise te pjesetareve te organizates me karakter mafioz Sacra Corona Unita. Pas arrestimit te mafiozit italian Albino Prudentino ne Shqiperi Prokuroria e Vlores nisi sekuestrimin e pronave te tij ne Tirane dhe Vlore. Prokuroria vuri ne sekuestro resortin Muza Park ne Mullet te Tiranes ish-resorti Artur si dhe restoranti ne pronesi te eksponetit te organizates Sacra Corona Unita ne Vlore i njohur si Piazza Italia. Ndaj Prudentinos i cili njihet si njeri prej drejtuesve te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita Gjykata e Leces ne 20 shtator te ketij viti ka leshuar urdhrin e arrestit per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Akuzat ndaj Prudentinos
Prokuroria Antimafia e Leces ka bere te ditur se 59-vjecari nga Ostunia Itali bente pjese ne nje grup mafioz te drejtuar nga Daniele Vicentino. Nuk merrej me droge por me perhapjen sidomos ne vendosjen ne Itali dhe vende te tjera jashte saj te makinerive te pokerit duke perfituar ne kete menyre nje shume te madhe parash qe vinin si pasoje e ketyre bizneseve. Prudentino rezulton te jete pronar i dy lokaleve luksoze me emer ne zonen e Ujit te Ftohte zone mjaft e frekuentuar ne qytetin e Vlores nje pasticeri dhe tjetra restorant ndersa planifikonte te hapte dhe nje kazino me lojera elektronike.

Sherr ne gjimnaz plagosen tre adoleshente
TIRANE - Nje sherr mes te rinjve prane shkolles Sami Frasheri ne kryeqytet ka shkaktuar plagosjen e tre personave ku nje prej tyre nxenes i vitit te katert te kesaj shkolle. Ngjarja ka ndodhur gjate paradites se djeshme. Sipas burimeve nga policia mesohet se dy nxenes te ketij gjimnazi sapo kane dale nga dera e shkolles kane nisur sherrin me disa te rinj te cilet nuk ishin pjese e saj dhe ne fillim sherri ka nisur me fjale e me pas jane perdorur sende te forta. Sipas deshmitareve ne vendin e ngjarjes dy grupet e te rinjve jane qelluar me gure dhe me shkopinj druri dhe hekuri. Nga ky sherr jane plagosur lehte tre persona nje nxenes i shkolles se mesme dhe dy te rinj te tjere. Policia e Komisariatit Nr. 3 e cila ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes ka shoqeruar ne spital tre te plagosurit te cilet pasi kane marre ndihmen e pare mjekesore jane shoqeruar per ne komisarit. Njeri prej te plagosurve eshte nxenesi i vitit te katert Tigri Kovaci.

Kullotat e bagetive sherr masiv mes dy familjeve
GJIROKASTER - Zihen per kulloten e bagetive dy persona perfundojne ne spital te plagosur. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te para te dites se djeshme ne Gjirokaster. Burimet zyrtare nga policia lokale thane se dy persona nga fshati Zhulat i Gjirokastres jane perplasur me njeri-tjetrin per nje siperfaqe toke. Pervecse jane plagosur dy personat jane arrestuar nga policia. Policia tha se ne mengjes rreth ores 0930 nje telefonate ka njoftuar se ne malin e fshatit Zhulat te komunes Cepo te rrethit Gjirokaster dy familje kane konflikt dhe jane rrahur per motive pronesie. Ngjarja ndodhi rreth ores 0910 te mengjesit ne vendin e quajtur Arra e Bockos ne malin e fshatit Zhulat ku Qemal Pula dhe Eduart Gavoi se bashku me familjaret e tyre ne menyre te perseritur dhe pa iu drejtuar organeve kompetente per zgjidhjen ne rruge ligjore te nje konflikti lidhur me kullotat dhe pronesine jane qelluar me njeri - tjetrin me sepate kose e sende te forta duke u plagosur. Policia tha se mberriti ne vendngjarje duke mesuar se Qemal Pula kishte plagosur Eduart Gavoin ne koke dhe ne trup ndersa Eduart Gavoi pretendonte se Qemal Pula po i demtonte kulloten e vet me bagetite e tij. Nga konflikti jane plagosur edhe dy familjaret e Gavoit konkretisht bashkeshortja me inicialet S. G. dhe nipi B. G. te cilet jane shtruar ne spitalin Omer Nishani. Ne perfundim policia vuri ne pranga Qemal Pulen 30 vjec dhe Eduart Gavoin 38 vjec te dy lindur dhe banues ne fshatin Zhulat Gjirokaster.

23 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›