Panama-Shqiperi kapet kokaina qe do te shitej per VIP-at ne Tirane
Artan CENA
TIRANE - Zbulohet nje rruge e re e trafikut te kokaines. Prokuroria e Krimeve te Renda ne bashkepunim me disa shtete ka zbuluar rrjetin nderkombetar te trafikut te droges e cila vinte nga Panamaja drejt Shqiperise. Diten e djeshme eshte sekuestruar nje sasi prej 1 kilogramesh kokaine e paster me vlere 50 mije euro e destinuar per tregun e brendshem. Lenda narkotike eshte sekuestruar ne nje motorino makine qe ishte nisur drejt Tiranes permes nje linje ajrore. Arben Uku Ilia Xoxe nga Berati dhe Ervin Tushe nga Tirana jane vene ne pranga si prites te lendes narkotike ndersa te tjere persona jane vene ne kerkim nga Policia shqiptare.
OPERACIONI
Sasia prej nje kg kokaine eshte sekuestruar ne kryeqytet ndersa te arrestuar jane Ilia Xoxe 37 vjec Arben Uku 38 vjec qe te dy lindur ne Berat dhe banues ne Tirane si dhe Ervin Tushe 31 vjec lindur dhe banues ne Tirane. Operacioni eshte koduar Motorino. Gjate nje konference per shtyp prokurori Edvin Kondili ka bere me dije se hetimet ne lidhje me trafikun e droges kane nisur nje jave me pare. Prokuroria e Krimeve te Renda ka sqaruar se sasia e lendes narkotike eshte nisur me poste te shpejte nga Panamaja ne drejtim te vendit tone ndersa kishte nje vlere 40-50 mije euro. Droga e cila ishte futur ne nje motorino ka kaluar nepermjet Kentakit me pas ne drejtim te Italise per te mberritur ne vendin tone. Ndersa sasia e lendes narkotike udhetonte nga nje vend ne tjetrin vendi yne ishte sinjalizuar nga DEA ne SHBA per lejimin e lendes narkotike qe te hynte ne vendin tone. Mesohet se procedimi penal ka nisur pas komunikimit te Prokurorise se Pergjithshme permes Drejtorise se Marredhenieve me Jashte me SOCA-n ne Britanine e Madhe dhe me pas me autoritetet kompetente ne SHBA dhe Itali. Jemi asistuar ne menyre te vazhdueshme nga informacionet e ardhura nga Sherbimi Informativ Shteteror - tha prokurori Kondili. Nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda eshte kryer procedimi penal nr. 113 per vepren penale te trafikut te lendeve narkotike.
HETIMET
Tre pritesit e lendes narkotike kane qene ne vezhgim nga ana e agjenteve te cilet u arrestuan ne momentin qe eshte bere dorezimi i droges se kontrolluar. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se sasia e lendes narkotike ka pasur destinacion fillestar kryeqytetin ku ka arritur ne nje adrese te rreme. Mesohet se sasia e lendes narkotike ka qene e destinuar per tregun e brendshem dhe nje pjese e saj do te trafikohej ne nje shtet te Europes Perendimore. Eshte e treta here brenda pak kohe qe arrihet te sekuestrohet nje sasi lende narkotike e nisur nga Amerika Latine drejt Shqiperise. Sipas te dhenave te marra nga Prokuroria e Krimeve te Renda mesohet se operacionet nuk kane pasur asnje lidhje mes njeri-tjetrit. Prokuroria sqaroi se nuk dihet ende se cfare profesioni kane pasur tre personat ndersa eshte vertetuar qe ata e kane pasur per here te pare kete veprimtari kriminale. Po ashtu ende nuk dihet nese te arrestuarit kane ndonje aktivitet apo prone e cila sipas ligjit Antimafia do te vihet nen sekuestrim. Prokuroria eshte duke kryer hetime te metejshme per verifikimin e personave te tjere qe mund te jene te perfshire ne kete aktivitet kriminal.
Shkaterrohet grupi qe shperndante lende narkotike te Komuna e Parisit
TIRANE - Nje grup i shitjes se lendeve narkotike eshte shkaterruar ne Tirane. Burimet zyrtare nga Policia e kryeqytetit thane se 43 kilograme marijuane eshte bllokuar dje dhe 6 persona jane arrestuar ne nje operacion antidroge. Burime nga zyrtare nga Drejtoria e Policise se Tiranes kane bere te ditur se gjate oreve te mbremjes se dy diteve me pare ne saje te operacionit te koduar Kristali jane arrestuar 6 shperndares droge. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 43 kilograme marijuane e pergatitur per tu tregtuar. Policia tha se gjashte personat hetoheshin prej disa muajsh ndersa bashkepunetor i tyre dyshohet se eshte edhe nje person i shtate i cili u shpall ne kerkim. Ne nje konference per shtyp zedhenesja e Policise se Tiranes Alma Katragjini beri te ditur se ne pranga jane vene shtetasit Altin Ndoci Aurildo Xheka Mark Gega Xhafer Ferhati Thoma Rrapi Vladimir Shtjefni te moshes 23 31 dhe 38 vjec banues ne Tirane dhe Lezhe nderkohe qe eshte shpallur ne kerkim Nikolin Zefi 28 vjec banues ne Lezhe. Operacioni i policise u zhvillua te Komuna e Parisit ne afersi te nje qendre tregtare dhe lenda ishte fshehur ne nje automjet tipi Ford Galaxy me targa TR 5031 U dhe nje BMW me targa M 271 LYH. Gjate operacionit si prova materiale jane sekuestruar dhe automjetet. Policia sqaroi se lenda narkotike u gjet e fshehur ne bagazhet e automjeteve ne pronesi te shtetasve Altin Ndoci dhe Thoma Rrapi. Nga hetimet paraprake rezulton se lenda narkotike kishte destinacion tregun e Tiranes kryesisht ne rrugen Komuna e Parisit 21 Dhjetori si dhe zona te tjera ne kryeqytet. Ndaj ketyre personave eshte marre masa e menjehershme e arrestit ndersa materialet hetimore ne ngarkim te tyre i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes.
HETIMET
Vrasja per hakmarrje ne kerkim dy vellezerit Gjergji
TIRANE - Identifikohen dhe shpallen ne kerkim autoret e dyshuar te vrasjes se Mirash Prekes 44 vjec. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se ne kerkim jane shpallur dy vellezerit Alfred dhe Arben Gjergji respektivisht 32 dhe 28 vjec. Nga hetimet e bera prej efektiveve te seksionit kunder krimeve ndaj jetes dhe lirise se personit eshte bere i mundur dokumentimi identifikimi dhe zbardhja e te gjitha rrethanave te vrasjes se ndodhur dy dite me pare ne rrugen Jordan Misja ne Tirane. Preka lindur ne Puke dhe banues ne Paskuqan Tirane ka gjetur vdekjen menjehere. Gjate hetimeve eshte arritur te identifikohen autoret e dyshuar te kesaj vrasjeje per te cilet ka filluar procedimi penal. Ata jane Arben Gjergji 28 vjec dhe Alfred Gjergji 32 vjec vellezer banues ne Durres. Trupi i pajete i Mirash Prekes u gjet rreth ores 0900 te mengjesit nga kalimtare te rastit ne rrugen Jordan Misja ne kryeqytet. Pak metra larg Burgut 313 ata kane deshmuar se kane pare trupin e pajete jashte automjetit te tij. Motivi i ketij ekzekutimi mund te jete ai i hakmarrjes pasi 6 muaj me pare viktima e djeshme ka kryer nje vrasje ne Greqi ku dhe jetonte prej vitesh. Pak kohe kishte qe ishte kthyer nga Greqia dhe jetonte ne nje banese me qira ne Tirane. Gjate akt-ekspertimit prane trupit te viktimes u gjeten disa gezhoja. Viktima eshte qelluar nga afer dhe mbi te eshte qelluar disa here duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Nje numer i madh personash te rastesishem dhe deshmitare okulare jane shoqeruar ne polici.
23 Nentor 2010