Italia tashmë mbron me ligj emigrantët
Romë - Në Itali emigrantët tashmë do të mbrohen me ligj. Vendimi I qeverisë italiane ka ardhur pas skandaleve të ditëve të fundit lidhur me emigrantët që punojnë në këtë vend. Projektligji i sapo miratuar i qeverisë, i cili duhet të miratohet edhe nga parlamenti, shton dënimet me burgim për rastet e dhunimit, parasheh ndihmë dhe këshillim ligjor pa pagesë për viktimat e dhunës seksuale dhe i cilëson ngacmimet si krim.Ky projektligj po ashtu i lejon autoritetet të arrestojnë imigrantët për gjashtë muaj, nga dy muaj, ndërsa ata punojnë, për t’i identifikuar ata dhe për shqyrtimin e kërkesave të azilit dhe të dëbimit për imigrantët të cilët nuk i përmbushin kushtet.