Sekuestrohen 4 mije ton ushqime te skaduara

Romë, 21 shkurt, 11:49, NOA – Mbi 4.000 ton ushqimesh të skaduara, shumica prej të cilave ishin të konservuara, janë sekuestruar nga forcat e policisë së Salernos në Itali.
Firma e cila i kishte grumbulluar ato, bëhet fjalë se merrej më pas me procesin e riciklimit të tyre, për t’i hedhur sërish në treg.
Një gjë e tillë i alarmoi policët italianë, të cilët menduan më të keqen se çfarë mund të kishte ndodhur me këtë sasi të madhe ushqimesh të skaduara.
NOA