Lavrov: Nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës
Moskë -Ministri i Jashtëm rus ka mohuar që Moska do të njohë pavarësinë e Kosovës. Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për kurrfarë njohjeje të Kosovës nga ana e Rusisë. "Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi shpreh si reale atë që do të dëshironte", ka thënë Lavrov pas takimit me shefin e diplomacisë serbe Vuk Jeremiç në Moskë.
"Gjithsesi Thaçi nuk është ai që duhet të shprehet në emër të Federatës Ruse", ka thënë Lavrov. “Ne diskutuam cështjen e Kosovës dhe Rusia konfirmoi se pozicioni ynë mbetet i njëjtë dhe mbështet rezolutën e 1244 të Këshillit të Sigurisë. Mbështetja jonë për Serbinë në veprimet për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin territorial mbetet i qëndrueshëm” tha Lavrov.
Ndërkaq zëvendësi i tij, Vladimir Titov, në njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, është shprehur me fjalorin serb, duke e cilësuar Kosovën si "kuazishtet", i cili sipas tij, vetëm po i shton problemet. Sipas zëvendësministrit rus në Kosovë po rritet papunësia, indikatorët ekonomikë po stagnojnë dhe lidhjet integrative brenda saj janë shkëputur.