Presidenti Sejdiu niset sot për në SHBA
Prishtinë -Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu do të niset sot pasdite në SHBA, ku javën e ardhshme, bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Jashtëm, Skënder Hyseni do të takohen me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Sejdiu fillimisht do të qëndrojë në Phoenix, Arizona, ku do të mbajë një leksion në Universitetin Shtetëror të Arizonës, që e ka dekoruar me çmimin ''Lidership Global''.
Presidenti Sejdiu do të vazhdojë qëndrimin e tij në SHBA deri më 2 mars. Gjatë kësaj kohe ai do të takohet me zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të ndryshëm të misioneve diplomatike në OKB. ''Takimi i shefes së diplomacisë amerikane me zyrtarët e lartë kosovarë tregon interesimin e e administratës së re amerikane për zhvillimet në Kosovë dhe shpreh mirënjohjen për suksesin e saj në të gjitha fushat në njëvjetorin e pavarësisë'', theksoi sot media kosovare.