E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdini në radion bullgare “Radio Gong”: “Ne luftojmë për rezultat të mirë në Tiranë”

Trajneri i Dinamos, i mirënjohuri Faruk Sejdini në një intervistë të dhënë para pak orësh për radion e vetme bullgare kushtuar tërësisht sportit, "Radio Gong", pohoi se ai përsonalisht kishte njohuri shuëm të mira rreth kundërshtarit të Dinamos në Kupën UEFA, CSKA e Sofies. "Ne dimë gjithcka rreth CSKA. Ata kanë një sulmues shumë të mirë- Gah Zaadi Guiom - dhe kanë në në dispozicion shumë lojtarë të rinj. Ne kemi parë një videeokasetë të një prej ndeshjeve miqësore të luajtura nga CSKA. Dinamo nuk ka asnjë problem dëmtimesh me lojtarët. Ne e dimë se CSKA do të luajë pa dy lojtarët e saj më të mirë - Silva dhe Janev- por në radhët e saj ka futbollistë të tjerë të rrezikshëm. Ne jemi optimistë për ndeshjen e parë dhe për të dyja takimet. Ne kemi nevojë për një rezultat të mirë në ndeshjen e parë për të patur shanse kualifkimi më pas në ndeshjen e dytë", - ka pohuar Sejdini për radion bullgar "Radio Gong".
Lajmi më i fundit që vjen nga Sofia, është se futbollisti i kombëtares maqedonase Robert Petrov është përfshirë në listën e dërguar UEFA dhe do të luajë në ndeshjen kundër Dinamos.
Deklarata e Sejdinit iu ofrua albania-sport nga gazetari bullgar Ivo Stefanov.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›