E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianët: Te “Kristal”, diploma blihet me 200 kg oriz ose me bagëti

ITALI- Në Universitetin Kristal diplomat shkëmbeheshin me oriz ose bagëti”.  Kështu shkruan Gazeta  Libero në Itali e cila ka nisur në Shqipër  gazetarin Leonardo Piccini  i cili në bashkëpunim  me Alket Aliun drejtorin e  të përjavshmes “Investigim”  janë vënë në ndjekje  të Renzo Bossit, djalit të ishkreut  të Lega Nord i cili ka marrë diplomë të falsifikuar  nga ky universitet. 

“Është  një situatë totalisht jashtë  kontrollit dhe qeveria nuk  arrin ose nuk do të gjej solucionin.  Në 2009 denoncova  për diplomat që merreshin lehtësisht e ndërsa prisja  të takoja rektorin e universitetit  privat në Tiranë, te  sekretaria pashë me sytë e  mi një dokument, një kontratë mes Universitetit dhe një firme ushqimesh. 

Titullari i firmës do të merrte një  ndiplomë të inxhinierisë informatike  në shkëmbim të 200  kileve oriz. Pasi pyeta sekretaren  më thanë se ky shkëmbim  bëhej edhe për blegtorinë  si lopë, dele apo deri te sheqeri  e  produkte të tjera ushqimore”,  shkruajnë në artikullin  e tyre Leonardo Piccini e Alket Aliu.

“Çdo vit presidenti  dhe rektori i universitetit  Kristal venë në shërbim të  “studentëve” disa numra  matrikull. Në raste kontrolli  nga ministria e Arsimit, inspektorëve  iu mbyllet goja me  një zarf të mirë dhe një i interesuar  mund ta marrë  diplomën nga 7 mijë në 20  mijë euro”, vijon shkrimi në  Libero. Gjithsesi situata e  krijuar nga diplomat fallto  të universiteteve privatë në  Shqipëri ka cenuar edhe ata  që punojnë në vendin fqinj e  që kanë diploma të rregullta,  pasi shembulli i keq i Troftës, ka ndikuar në  mendjet e italianeve. “Jemi  bërë të vendosim në curiculum  se jemi diplomuar në  universitetin shtetëror”,  thonë disa prej emigrantëve të punësuar në Itali.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›