E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, Mubarak jepdorëheqjen nga partiarevolta vazhdon

EGJIPT- Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Kombëtare Demokratike në pushtet, bashkë me dhjetra drejtues të kryesisë së kësaj partie përfshirë këtu edhe vetë djalin e tij, Xhamal Mubarak i cili mbante postin e kreut të komitetit politik të kësaj partie.

Lajmi konfirmohet nga televizioni shtetëror, dhe duket se përbën një tjetër lëshim për popullin egjiptjan të ngritur prej 12 ditësh në një revoltë mbarëkombëtare kundër regjimit të Hosni Mubarak.

Por protestuesit ende vazhdojnë të qendrojnë në sheshin Tahrir të Kajros, megjithëse më të paktë në numër në krahasim me demonstratën e një dite më parë. E ndërkohë një paralajmërim vjen nga shefja e diplomacisë amerikane, Hilari Klinton. Lindja e Mesme ndodhet përballë një stuhie të vërtetë trazirash dhe nëse liderët e rajonit nuk veprojnë me shpejtësi për të vënë në jetë reformat demokratike rrezikojnë edhe më shumë destabilitet.

Ajo e bëri këtë deklaratë gjatë konferencës së sigurisë në Mynih ku tha se brezat e rinj kërkojnë me të drejtë që qeveritë e tyre të bëhen më efektive dhe më të hapur ndaj ndryshimeve të teknologjisë dhe vetë jetës. Vetë presidenti Mubarak zhvilloi sot takime me ministrat e tij në përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë e goditur rëndë nga protestat. Analistët thonë se revolta po i kushton vendit të paktën 310 milion euro në ditë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›