Sanader hedh poshtëakuzat për përvetësimfondesh
VJENË- Ish-kryeministri konservator kroat Ivo Sanader, i arrestuar në Austri më 10 dhjetor dhe i dyshuar për përvetësim fondesh dhe korrupsion, përgënjeshtroi sot çdo lëvizje të mundshme ilegale në llogari të ndryshme bankare austriake, bëri të ditur avokati i tij austriak, Werner Suppan.
"Klienti im bëri sqarimet e nevojshme për sa i përket lëvizjeve të fondeve në llogaritë e tij bankare në Austri, ku drejton shoqëri konsultative", pohoi avokati pas një seance pyetjesh prej pesë orësh të Ivo Sanader nga oficerët e Zyrës së Antikorrupsionit austriak në burgun e Salzburgut.
Kjo seancë pyetjesh u zhvillua pas një padie të një banke austriake për një aferë të mundshme pastrimi parash në vlerë prej 1,3 milionë eurosh në llogari të ndryshme, në emër të ish-kreut të qeverisë apo në emër të anëtarëve të familjes së tij.
Sipas prokurorisë së Zagrebit, Ivo Sanader, që ka drejtuar qeverinë kroate 2003-2009 dhe që dha dorëheqjen papritur, dyshohet si i përfshirë në disa afera korruptive me një vlerë rreth gjashtë milionë euro. Ai u largua nga Kroacia disa orë pas lëshimit të mandatarrestit kundër tij.
Nga ana tjetër, Ivo Sanader shprehet se është viktimë e "një gjuetie shtrigash mediatike", që mund të jetë organizuar nga kryeministrja konservatore, Jadranka Kosor.
Hetimi ndaj Ivo Sanader perceptohet në Kroaci si një nismë madhore e autoriteteve në vullnetin për të luftuar kundër korrupsionit, një pikë mbi të cilën këmbëngul Bashkimi Europian (BE), ku vendi kërkon të anëtarësohet deri në vitin 2012.
(e.n/ata/BalkanWeb)