E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherard: Liverpuli meriton titullin e Premier Ligës

Liverpul - Stiven Xherard është i bindur plotësisht se skuadra e Liverpulit meriton të shpallet këtë vit kampione në Premier Ligë. Deklarata e kapitenit të Liverpulit lëshohet menjeherë pas triumfit në përballjen e fundit me Mançesterin. Ekipi i drejtuar nga Rafa Benitez arriti të fitonte në transfertë kundër udhëheqësve dhe kampionëve në fuqi me rezultatin e thellë 4-1, ku dy gola u shënuan nga Xherard.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të Liverpulit, Stiven Xherard shprehet: “Kemi arritur të fitojmë në ‘Stamford Bridge’ kundër Çelsit, në ‘Emirates’ kemi arritur të barazojmë me Arsenalin, dhe së fundmi fituam në ‘Old Trafford’ kundër Mançesterit. Këto rezultate tregojnë potencialin tonë që kemi për të fituar titullin. Gabimi ynë është se kemi arritur të marrim barazime në disa ndeshje ku duhej të fitonim patjetër”.

Kapiteni Xherard flet edhe për javën që sapo u mbyll, ku skuadra e tij arriti të gjunjëzojë Realin e Madridit dhe Mançester Junaited.

"Nuk mbaj mend ndonjë javë më të mrekullueshme në karrierën time me Liverpulin se kjo që lamë pas . Mposhtëm Realin e Madridit në mënyrë shumë komode në ‘Anfield’, dhe pastaj kemi udhëtuar në ‘Old Trafford’ ku kemi zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme duke dalë fitues kundër Mançesterit.", deklaron Stiven Xherard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›