E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italianët prodhuan salsiçen më të madhe në botë

Italianët thyen rekordin e rumunëve në prodhimin e salsiçes më të madhe në botë. Kasapët nga Penna prodhuan salsiçen nga mishi i derrit të gjatë 597.8 metra dhe e ekspozuan në rrugën kryesore të kësaj qyteze në qendër të Italisë.

Nëntë kasapë në krye me Albert Della Pellen bënë ç’është e mundur për ta thyer rekordin botërorë.

Salsiçja gjigante është matur zyrtarisht dhe është publikuar se italianët kanë thyer rekordin e rumunëve, i cili ishte 392 metra. Salsiçen e gjatë më shumë se gjysmë kilometri italianët do ta prenë dhe do të bëjnë gjashtë mijë sandviçi prej saj. Ata do t’i shesin, ndërsa fitimet do të dhurohen për qëllime humanitare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›