Beja: Ndryshime ne KLD
Forcave politike ne vend i duhet perseri fryma e konsensusit per te permbyllur reformen ne drejtesi. Pas kalimit me konsensus te projektligjit “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise”, tashme mazhoranca dhe opozita duhet te bashkohen edhe per ligje te rendesishme te kesaj reforme, si ligji per Keshillin e Larte te Drejtesise, ai per ministrine e Drejtesise dhe ligji per organizimin e Prokurorise. Kryetari i komisionit parlamentar te Ligjeve, njekohesisht nenkryetari i Kuvendit, Fatos Beja deklaroi dje se ne keto momente eshte shume e rendesishme qe te nderhyhet ne ligjin per KLD-ne dhe ate te funksionimit te ministrise se Drejtesise.
“Ka nevoje te menjehershme te rishikohet ligji per Keshillin e Larte te Drejtesise dhe ai per ministrine e Drejtesise. Mendoj se tashme ekziston vullneti i paleve dhe eshte vetem ceshtje ditesh konkretizimi i ketyre nismave”, deklaroi diten e djeshme nenkryetari demokrat i Kuvendit, Fatos Beja. Per te nje ceshtje mjaft e rendesishme e cila kerkon menjehere veprim eshte edhe permiresimi nepermjet legjislacionit i njesive te sherbimit ne gjykatat shqiptare.
Po keshtu nje pjese e paprekur e reformes ne sistemin e drejtesise edhe ligji per organizmin e Prokurorise. Kreu i komisionit te Ligjeve, Fatos Beja theksoi dje se mes forcave politike ekziston mirekuptimi per kufizimin e mandatit te Prokurorit te Pergjithshem, duke theksuar se si mazhoranca ashtu edhe opozita kane rene dakord per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.
Nje jave me pare parlamenti votoi ne menyre unanime edhe ligjin “Per organizimin e pushteti gjyqesor ne Republiken e Shqiperise”, duke hedhur keshtu edhe themelin per reformen ne sistemin e drejtesise. Perfaqesuesit e opozites e cilesuan kete ligj si te domosdoshem per te krijuar pavaresine e pushtetit gjyqesor nga ai ekzekutiv. Nga ana tjeter kryerja e reformes ne sistemin e drejtesise eshte edhe nje nga kushtet kryesore qe kane vendosur nderkombetaret per integrimin e vendit ne strukturat euro-atlantike. Per konsensusin e treguar ne miratimin e ketij ligji, politika shqiptare eshte vleresuar dhe pergezuar edhe nga personalitet te larta te NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Ku do te nderhyhet:
Ligji per Keshillin e Larte te Drejtesise
Ligji per Ministrine e Drejtesise
Ai per shkollen e Magjistratures
Ligji per Gjykaten e Larte
Ligji per organizimin e Prokurorise
Hartimi i ligjit per administraten gjyqesore