Italianët protestojnë kundër buxhetit dhe reformave
Gjatë demonstratave në Romë pati edhe përplasje të vogla mes studentëve dhe policisë, të cilët përdorën shkopinjtë e gomës kundër protestuesve të cilët u përpoqën të devijonin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
"Buxheti që është shumë pranë miratimit nuk përfshin fonde për prokurimet publike'', deklaroi Guglielmo Epifani, drejtori i sindikatës CGIL që ishte organizatorja e grevës.
"Qeveria nuk po i respekton marrëveshjet, ndërmerr angazhime, por nuk ka ekzistojnë fonde për angazhimet e ndërmarra", theksoi Epifani.
Protestuesit mbanin banderola, pankarta dhe brohorisnin të irrituar ndërkohë që marshonin nëpër rrugët e qyteteve të mëdha si Milano dhe Napoli dhe qytet më të vogla si Modena dhe Rexhio Emilia.
Zyrtarët e sindikatave deklaruan se mbi 60 për qind e punonjësve të sektorit publik nuk janë paraqitur në punë, por qeveria ka deklaruar se këto shifra arrinin vetëm në 8 për qind.
'CGIL' deklaroi se rreth 180 mijë punonjës dolën në rrugë në protestat e organizuara nëpër të gjithë vendin, por kjo shifër nuk mund të verifikohej përmes burimeve të tjera.