E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malcon: Largohem, Interi mendon vëtëm për Ibrën

Rio de Janiero- ‘Kam folur me Kaka dhe më është dukur i lumtur. Është transferuar nga një klub i madh në një tjetër. Unë shpresoj që të ndiej të njëjtën lumturi të Rikit’. Kështu u shpreh Douglas Maicon, 27 vjeçar, nga grumbullimi me skuadrën kombëtare.

Mbrojtësi i Interit priste një takim me shoqërinë zikaltër për të të diskutuar për kontratën, por asnjë thirrje telefonikë nuk erdhi. Ndaj ai shfryn.

Jam i trishtuar. Do të largohem. Interi mendon vetëm për të kënaqur Ibrahimoviçin ndërsa mua më trajton me indiferencë. Në 7 ditë këtu në Brazil i zgjidhën të gjitha telashet e mia fizike, në Milano jo”, është shprehur mbrojtësi për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›