E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Italiani nuk ka paguar qirane"

Fushe-Kruje- Biznesmeni italian ka kaluar rrezikun per jeten dhe trajtohet ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, por diten e djeshme ai eshte vene ne qender te akuzave, si njeriu qe provokoi incidentin. Pronari i ambienteve ku eshte ngritur rrobaqepesia deklaron se italiani Tiberio Puntiniano nuk i ka paguar qirane sipas kontrates, ndersa i ka sulmuar djalin se bashku me punetoret, duke sjelle edhe pasojen dramatike. Sejfulla Teta ka hedhur drite mbi konfliktin mes djalit te tij, Bardhylit dhe pronarit italian te nje rrobaqepesie ne Fushe-Kruje, mengjesin e te dieles. I moshuari tregon se i biri, kishte hyre ne territorin e firmes per te pare kabinen elektrike, pasi ishin nderprere dritat para tre ditesh. Sejfullai ben pergjegjes italianin Tiberio Puntiniano dhe te birin e tij, Leonardon, qe se bashku me punetoret shkaktuan incidentin. "Kabina elektrike eshte vendosur me shpenzimet tona dhe ne nje ndertese, po prone e jona. Ne kemi pasur konflikte me Tiberio Puntinianon qe para dy vitesh", tregon 60-vjecari. Siperfaqja e magazines ku eshte vendosur biznesi ka qene 460 metra katrore, ku ai ne baze te kontrates do paguante 460 dollare ne muaj, qe do te thote nje dollar per meter katror. "Tiberio pagoi dy muajt e pare dhe me pas nuk pranoi te paguante. Me pas italiani zaptoi edhe 150 metra katrore magazine duke e pervetesuar dhe hedhur ne pronesi te tij. Ne keto kushte ne e kemi hedhur ne gjyq, per mospagim te qirase dhe gjykata na pajtoi, duke rene dakord qe pagesa te behej me keste", vijon rrefimin Sejfullai. Por gjate tre muajve te fundit, perseri sipermarresit italiane nuk kane paguar. Per 150 metrat katrore ne magazine, familja Teta e ka hedhur sipermarresin serish ne gjyq, pasi nuk kane marre qirane prej dy vitesh. "Im bir nuk shkoi per ta shtypur me makine, por ndersa interesohej per nderprerjen e energjise elektrike, eshte sulmuar nga italianet dhe punetoret", vijon i moshuari, duke hedhur poshte versionin e pare te policise. Madje momentin e aksidentit Sejfullai e shpjegon me faktin se vete Puntiniano, i eshte hedhur mbi makine gjate kohes qe Bardhyli po perpiqej te largohej. "Djali nuk ka pasur arme me vete, pasi po ta kishte nuk do te perpiqej te largohej me makine, por do te vetembrohej me te", thote 60-vjecari. Ai ka marre vete kontakt me shefin e komisariatit menjehere pas incidentit te ndodhur, duke i premtuar se djali do te vetedorezohej. "E kam marre ne telefon dhe eshte vetedorezuar. Por policia ka ardhur ne shtepi dhe ka permbysur gjithcka, duke shkulur edhe pllakat per te gjetur arme, por nuk ka gjetur gje", tregon i irrituar Sejfulla Teta per gazeten "KJ". Por i moshuari ka shprehur edhe keqardhjen e tij per ngjarjen e ndodhur, duke i kerkuar falje biznesmenit italian. "Me vjen keq dhe i uroj sherim te shpejte Tiberios. Jam interesuar ne spital per gjendjen shendetesore te tij. Do kerkoj qe te shkoj edhe per ta vizituar, persa i perket qirase, ate e dua ashtu dhe sic me takon dhe kemi firmosur ne kontrate", perfundon babai i te dyshuarit per ngjarjen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›