E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbet ne kazino, flijohet ne litar ne firmen ku punonte

Vlore- Humbja e nje sasie lekesh ne kazino, dyshohet se eshte bere shkak per flijimin e nje 24-vjecari nga Vlora. Miklovan Pazaj, baba i nje femije te mitur, perfundoi mengjesin e djeshem ne spitalin rajonal i pajete. Trupi i tij ishte gjetur nga koleget e mobilerise ku viktima punonte prej disa vitesh. I riu Pazaj ka gjetur pikerisht ambientet e firmes ku ishte punesuar, per te ndermarre aktin tragjik. Mobileria sipas policise ndodhet ne afersi te rruges Transballkanike, kurse per te kryer aktin eshte perdorur nje tel elektrik, qe eshte lidhur ne tualet. Burime zyrtare thane se ne vendngjarje ka shkuar menjehere nje grup hetimor, i cili mori dhe deshmite e drejtuesve te firmes dhe punonjesve te tjere. Po keshtu jane pyetur edhe te afermit e te ndjerit, ndersa nga hetimet e kryera, ka rezultuar se nje dite me pare Miklovani dyshohet te kete humbur nje shume parash duke luajtur ne kazino. Shuma nuk u percaktua nga policia, por behet fjale per disa miliona leke. Ekspertet konfirmuan se behet fjale per nje vetevrasje te paster, pasi rreth qafes se viktimes ka shenja te shkaktuara nga teli elektrik dhe se vdekja ka ardhur si pasoje e asfiksise ne organet e frymemarrjes. Ditet e fundit 24-vjecari, kishte rene ne depresion dhe mengjesin e djeshem sipas kolegeve gjendja psikologjike e tij ishte e renduar.

O.Hila

Precedenti

Ky eshte rasti i dyte i vetevrasjeve, te shenuara ne fundjave ne qytetin e Vlores. Mesditen e se premtes, ish-kreu i Partise Demokratike te Vlores dhe i Inspektoriatit te Ndertimit, Shpetim Xhyheri, u vetevra me nje arme zjarri cifte, pas depresionit te shkaktuar nga semundja e pasherueshme nga e cila vuante.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›