Elbasan, abuzimet me tenderet e elektrikut, dosja shkon ne gjykate
Elbasan- Dosja e zyrtareve te KESH te Elbasanit, te akuzuar per abuzime me tenderet, se shpejti pritet te kaloje ne proces gjyqesor. Burime nga organi i akuzes ne kete qytet bene te ditur dje se kane perfunduar hetimet per dosjen, qe i eshte percjelle gjykates. Sipas prokurorit Binas Nina, ndaj te akuzuarve eshte ngritur akuza e "shperdorimit te detyres" dhe "pabarazise ne tendere". Sipas te dhenave te grupit hetimor qe nga dhjetori deri tani, jane grumbulluar prova dhe fakte te cilat do te behen prezent gjate seancave gjyqesore. I pari qe pritet te dale ne gjyq eshte Ilir Dervishhasani. Ne hetim per te njejten ceshtje ndodhen edhe Shpetim Lamce, Qamil Memini dhe Eduart Garunja, te cilet ndodhen ne masat e sigurise se "arrestit ne shtepi" dhe "detyrim paraqitje". Ne fazen e dyte pritet te shkojne ne gjyq edhe ish-drejtoret e kesaj koorporate. Te akuzuarit nuk e kane pranuar akuzen, madje ata kane kerkuar te shpallen sa me shpejt te pafajshem. Ceshtja ndiqet nga gjykatesja Daniela Shirka.
F.S.
F.S.