E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshen me policine, per te ndihmuar arratisjen e djalit

Korce- Grupi i gatshem i Komisariatit te Korces, ka rene preh e dhunes se nje familjeje gjate operacionit per arrestimin e nje personi, te dyshuar per plagosje te rende. Ndersa sulmuan fizikisht uniformat blu, pjesetaret e familjes Shalkanji, ndihmuan te kerkuarin qe te arratisej. Ngjarja ka ndodhur ne nje lagje periferike te qytetit te Korces, rreth ores 03:00 te mengjesit te djeshem. Punonjesit e policise kane shkuar ne banesen e Hekuran Shalkanjit, per arrestimin e 20-vjecarit Arjan Shalkanji. I riu akuzohet se eshte autor i nje plagosjeje te rende, qe ka ndodhur ne diten e fundit te muajit shkurt. Ne baze te informacioneve te siguruara ne rruge operative, eshte mundur te sigurohet informacioni se 20-vjecari gjendej ne shtepi. Burime te policise bejne te ditur se ata jane perballuar me rezistencen e forte te familjareve, qe kane fyer dhe goditur punonjesit e policise, duke i penguar te hyjne ne shtepi, ku mendohej se qendronte i fshehur 20-vjecari. Burime te policise sqaruan se ndersa disa nga familjaret perlesheshin me efektivet, duke mos i lejuar te hynin ne banese, te tjeret kane ndihmuar te riun qe duke perfituar nga erresira te arratiset. Policia ka kryer dje arrestimin e babait te Arjanit, Hekuran Shalkanji, vellait te tij Rigelsit, si dhe xhaxhait, Astrit Shalkanji, qe akuzohen per "fyerje, goditje dhe pengim te punonjesit te policise per kryerjen e detyres".

D. Z.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›