E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali,babë e bir humbin jetën në aksident

Babë e bir kanë humbur jetën sot tragjikisht në një aksident automobilistik në Kremona të Italisë. Makina ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Po. 

KREMONA- Dy emigrantë shqiptarë anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën sot në mëngjes në një aksident të rëndë utomobilistik në Kasalmaxhore, në Kremona të Italisë. Babai 48 vjecar dhe i biri 19 vjecar po udhëtonin në një makinë për të shkuar në punë kur makina është përplasur në kthesë dhe ka përfunduar në ujrat e lumit Po. Një shtetas italian i cili ka parë ngjarjen ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por pa mundur të shpëtojë jetën e dy shqiptarëve. Ende nuk bëhen të ditur emrat të aksidentuarve, ndërkohë që policia dyshon se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën po ngiste makinën djaloshi 19 vjecar.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›