Ngritja e Zyrave Rajonale, KQZ shtyn mbledhjen
Mbledhja ku parashikohej ngritja, organizimi dhe funksionimi i zyrave rajonale u shty për ditën e premte. Kjo pasi përfaqësuesit ligjorë të partive politike në KQZ kërkuan që mbledhja të ndahet në dy pjesë
TIRANË- Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve vendosi shtyrjen për ditën e premte të mbledhjes “Për ngritjen, organizimin dhe funksionimin e zyrave rajonale”. Këto zyra synojnë ndërtimin e një sistemi të veçantë komunikimi KQZ-KZAZ (Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve) dhe anasjelltas, që do ta bëjë më të menaxhueshëm dhe të administrueshëm proçesin zgjedhor në tërësi.
Mbledhja u shty pasi nga përfaqësuesit ligjorë të partive politike u kërkua që ajo të ndahet në dy pjesë, ku si fillim të merret një vendim për ngritjen formale të zyrave rajonale, dhe pas marrjes së këtij vendimi të aprovohet udhëzimi për funksionimin e tyre.
Sipas projekt-udhëzimit, parashikohet që ngritja e zyrave rajonale për çdo qark të jetë për një periudhë 6 mujore ( 4 muaj para dhe 2 muaj pas zgjedhjeve), të cilat korrespondojnë me 12 zonat e përfshira në territorin përkatës.
Në zyrat rajonale për këto zgjedhje do të punojë vetëm inspektori rajonal i çdo qarku, por siç u kërkua dhe nga anëtarët e opozitës në KQZ, në qarqet e mëdha si Tirana , Durrësi, etj., në këto zyra është i nevojshëm edhe roli i një ndihmës inspektori.
Dje me anë të shortit KQZ miratoi anëtarin e 7-të të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), ku në zonat me numër rendor tek ai do të propozohet nga Partia Socialiste, ndërsa ai me numër rendor çift nga Partia Demokratike.
(d.b/ATA/BalkanWeb)