E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali,dorëhiqet lideri së majtës,Veltroni

Lideri i opozitës së qendrës së majtë italiane, Walter Veltroni ka dhënë dorëheqjen, pas humbjes së zgjedhjeve rajonale nw Sardenja ndaj konservatorëve të kryeministrit, Silvio Berluskoni.Veltroni, i cili humbi në mënyrë të ndjeshme kundër Berluskonit gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, është kritikuar shpesh kohët e fundit se nuk kishte përfituar nga rënia e vendit në recesion ekonomik. "Pas një diskutimi disa orësh, kryetari ka vendosur të mbajë qëndrimin e tij dhe të japë dorëheqjen si sekretar i Partisë Demokratike", bëri të ditur zëdhënësi Andrea Orlando. Orlando ka shtuar se ditën e mërkurë, Veltroni do të shpjegojë motivet që e cuan drejt kësaj zgjedhjeje. Ndërsa zëvendës kryetari i PD-së Dario Françeskini do t'iu propozojë organizmave drejtuese rrugën që do të ndiqet pas dorëheqjes së Veltronit. "Respektoj vendimin e Veltronit dhe e konsideroj një akt zemërgjerësie ndaj partisë. Të mërkurën, ai do të shpjegojë arsyet e tij për dorëheqjen. Sipas mendimit tim, Partia Demokratike duhet t'i jetë mirënjohëse Veltronit për kohën që ka qënë në krye të saj", është shprehur kryetari i grupit parlamentar të PD-së Antonelo Soro, në fund të mbledhjes së koordinimit të partisë më të madhe opozitare në Itali. Soro ka shtuar se partia ka nevojë për një impenjim të madh nga të gjithë dhe se hapat që do të ndërmerren më pas duhet të konsultohen në mënyrë kolektive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›