Pulaj:Më shumë njohje për Kosovën

Në pritjen e zhvilluar nga Ambasada e Kosovës, amabasadori Kosovar , Gazmend Pulaj, deklaroi se "Që nga shpallja e pavarësisë, 54 vende e kanë njohur pavarësinë tonë, ndaj ftoj vendet që nuk kanë njohur Kosoëvn të bëjnë sa më parë njohjen". Sipas tij, Kosova do t'i mbahet detyrimve ligjore ndërkombëtare, që i duhen bashkëjetesë së mirë mes shteteve. "Kosova ka deklaruar përcaktimin e saj për paqe dhe stabilitet në rajon.Pavarësia e Kosovës është faktor stabiliteti dhe paqe në rajon, dhe kjo tregohet nga njohja e shtetit prej fqinjëve të saj", theksoi Pulaj. Gjatë gjysmës së parë të 2009-ës, sipas Pulajt, do të hapen edhe 12 ambasada të tjera të Kosovës.