E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE:Kriza ekonomike do rëndohet

Komisioni Europian ka paraqitur për herë të parë një seri të re të analizave vjetore për pasqyrimin e situatës së papunësisë në Unionin Europian. Raporti është me të dhëna të reja për situatën në tregun e punës në momentin e krizës ekonomike. Për muajin shkurt, në raport është theksuar veçanërisht zhvillimi i shteteve anëtare, analiza e gjendjeve në industrinë e prodhimit të makinave, si dhe pasqyrimi i aspektit social të krizës ekonomike. Çdo tremujor, Bashkimi Europian do të përgatisë informacione për efektin e krizës mbi sistemin social. Sipas të dhënave, në fund të vitit 2008 dhe janar të 2009-ës tregjet e punës në BE filluan të reagojnë fuqishëm ndaj rënies ekonomike, pasi kompanitë e disa sektorëve reduktuan dukshëm personelin, kurse besueshmëria e biznesit dhe kërkesës vazhdon të ulet. Papunësia në BE në muajin dhjetor është rritur me 0,6 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Sipas parashikimeve të Komisionit të Europës, në vitin 2009 do të ketë rritje të papunësisë me 1,6 përqind, ose thënë ndryshe 3,5 milionë vende pune më pak. Më të goditurat janë industria e përpunimit të metaleve, industria e makinerive dhe e makinave, ku janë regjistruar pushime nga puna për rreth 100 mijë persona në periudhën prej muajit tetor të vitit 2008 deri në janar 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›