Barcelona, 35 milionë euro për David Luiz të Çelsit
Barcelona nuk heq dorë për të marrë një qendërmbrojtës të mirë. Siç ka raportuar “Daily Mail”, klubi katalanas mbetet i angazhuar për të rekrutuar qendërmbrojtësin brazilian të Çelsit, David Luiz, pasi pista “Tiago Silva” duket se është praktikisht e pamundur. Nisur nga fakti se Luiz ka të ardhmen e tij të pasigurtë nën komandën e Hoze Mourinjos, Barcelona do të jetë e gatshme për të bërë një përpjekje financiare që të sigurojë mbrojtësin brazilian. Siç informon gazeta britanike në fjalë, klubi katalanas mund të ketë iniciuar kontakte me Çelsin, në bazë të të cilave qëndron oferta deri në 35 milionë euro për lojtarin. Kjo ofertë është refuzuar nga blutë, kështu që katalanasit pritet ta rrisin ofertën e tyre.
(d.b/Eilnica/BalkanWeb)
(d.b/Eilnica/BalkanWeb)