Prezantohen në detyrat funksionale gjeneralët e rinj të Forcave të Armatosura
TIRANE - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, me ceremoni të veçanta ka prezantuar sot paradite komandantët e rinj të Forcës Ajrore, të Brigadës së Mbështetjes Rajonale dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.
Ceremonia e parë është zhvilluar në Komandën e Forcës Ajrore, ku Gjeneral Major Gjunkshi prezantoi komandantin e ri të kësaj strukturë të rëndësishme të FA të Shqipërisë, Gjeneral Brigade Frederik Beltoja, i cili pak ditë më parë me dekret të Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, i graduar Gjeneral Brigade.
Duke marrë fjalën në këtë ceremoni, Gjunkshi u shpreh se "Gjeneral Brigade Beltoja vjen në këtë detyrë të re pasi ka kryer me dinjitet detyrën zëvendëskomandant të Forcës Ajrore dhe me një eksperiencë të pasur pune në detyra të tjera të rëndësishme në FA".
Një atmosferë festive ka vijuar edhe në ambientet e Brigadës së Mbështetjes Rajonale, ku Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi ka prezantuar komandantin e ri të kësaj njësie ushtarake, Gjeneral Brigade Muhamet Buçpapa. “Besoj se gjeneral brigade Muhamet Buçpapa, me cilësitë dhe aftësitë që e karakterizojnë do të çojë edhe më lart historinë e suksesit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale. Unë i uroj gjeneral Buçpapës suksese dhe e siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes”, theksoi në fjalën e tij Gjunkshi.
Ceremonia e zhvilluar në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes ka shënuar mbylljen e prezantimeve të drejtuesve më të rinj të strukturave të FARSH. Këtu Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi ka prezantuar Drejtorin e Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Ylber Dogjani. Gjatë prezantimit të tij, Gjunkshi ka vlerësuar punën dhe përvojën e gjatë të gjeneral brigade Dogjani dhe ka shprehur besimin e tij se ai do të çojë më lart sukseset e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në përputhje me kërkesat e standardet e NATO-s.
(er.nu/BalkanWeb)