Itali,vritet shqiptari, nuk iu ndalua urdhrit të policisë
SIENA- Viktima, 30 vjec me orgjinë shqiptarë (ende nuk bëhet i ditur emri) u qëllua me pistoletë nga një prej karabinierëve të cilët morën pjesë në operacionin e organizuar në provincën Colle Val d'Elsa, në Siena të Italisë. Identifikimi i viktimës ishtë bërë falë një fotoje të skeduar më parë nga policia, por sipas medias italiane, nevojiten ende prova të tjera. Sipas policisë viktima ishte skeduar 12 herë për krime të ndryshme dhe kishte dhënë 9 identitete të ndryshme.
Operacioni
Rreth orës 06.30 minuta të mëngjesit të sotëm karabierët italianë ishin vënë në ndjekje të një makine e cila rezultonte se ishte vjedhur në Colle Valdelsa, provincë e Sienas në Itali. Në tentativën për t’u larguar makina është përplasur me një mur. Menjëherë dy personat, të cilët ndodheshin në makinë, kanë tentuar të largohen për t’i shpëtuar arrestimit. Karabinerët kanë qëlluar në drejtim të dy personave, të cilët po tentonin të arratiseshin. Sipas medias italianë, policia kishte qëlluar me pistoletë, pasi kishte dëgjuar një shpërthim.
(s.g/BalkanWeb)