Gjirokastër, kapen adoleshentët vodhën kazinonë
Dy 18 vjecarë u arrestuan në flagrancë pak pas mesnatës teksa po tentonin të vidhin lekët e xhiros së një kazinoje në qytetin e Gjirokastrës. Dy adoleshentët e arrestuar vinin nga qyteti i Tepelenës.
GJIROKASTER- Policia e Gjirokatrës arrestoi në orët e vona të mbrëmjes dy adoleshentë pasi akuzohen se janë autorët e vjedhjes së një lokali lojrash fati në këtë qytet. Në pranga përfunduan Admir Veizi, dhe Endri Xheza, të dy nga Tepelena dhe të moshës 18 vjecare. Sipas të dhënave të para dy adoleshentët kanë hyrë mbrëmë pak pas mesnate në lokal dhe kanë vjedhur shumën prej 10.5000 lekë të reja si dhe 370 Euro që ndodhej në kasë. Arrestimi i tyre u krye në flagrancë teksa po tërhiqnin nga kasa paratë e xhiros së lokalit
(NEWS24/BalkanWeb)