Shpërthimi i gazit në Berat, vdes në Itali Beqar Cani
Pronari i pikës së tregtimit të gazit në fshatin Lapardha të Beratit, Beqar Cani ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së djeshme në Brindisi të Italisë duke shënuar edhe viktimën e dytë të ngjarjes së rëndë.
BERAT - Shpërthimi i gazit që ndodhi në një pikë tregtimi në fshatin Lapardha të rrethit të Beratit ka regjistruar viktimën e dytë. Pronari i pikës së tregtimit të gazit Beqar Cani ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së djeshme në Brindisi të Italisë. 37 vjeçari nuk ka mundur ti rezistojë më gjatë plagëve të marra, ndërkohë që familja ka nisur procedurat për tërheqjen e trupit.
Plot 10 ditë më parë mjekët e repartit të djegies pranë qendrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë vendosën transferimin e Canit drejt Italisë për një ndihmë më të specializuar.
Ngjarja e rëndë e 29 shtatorit i mori jetën dhe një 9-vjeçareje, vajzës së Beqar Canit. Shpërthimi u klasifikua nga ana e policisë si aksidental ku rrjedhja e gazit u bë shkak i zjarrit të rënë në dyqanin e tregtimit të familjes Cani. Vogëlushja që ndodhej në një nga magazinat e dyqanit në momentin e shpërthimit gjeti vdekjen e menjëhershme duke u bërë viktima e parë e ngjarjes së rëndë. Dy prindërit Cani, Beqar dhe Suzana si dhe Dashamir Ago shoferi që drejtonte autobotin me gaz mbetën të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit në kohën që bëhej transportimi i gazit.
(a.s/News24/Balkanweb)