Itinerari i demonstrates
Pjesemarresit ne demonstraten e zhvilluar dje ne bulevardin Deshmoret e Kombit shumica prej tyre te ardhur me autobus nga vende te ndryshme u mblodhen rreth ores 1345 te tere tek sheshi Skenderbej. Me pas me ta u bashkua edhe kryetari socialist Edi Rama se bashku me deputete socialiste dhe pjesetare te opozites. Pjesemarresit midis tyre edhe familjaret e viktimave te cilet ishin veshur me rroba te zeza me solemnitetin dhe ngadalesine e marshimit te nje kortezhi homazhesh nisen ecjen e kortezhit per te nderuar tre te vraret e demonstrates se te premtes se kaluar. Ndalimi i dyte i tyre u be tek ura e Lanes prane hotel Dajti per te vazhduar me pas me nje marshim ne forme kortezhi deri tek kryesia e Kuvendit. Ne bulevard prane Kryeministrise ishinvendosur fotografite e tre viktimave te demonstrates se 21 janarit. Forcat e policise ruanin godinen e Kryeministrise si dhe institucionet e tjera te vendit. Kortezhi me lule e kurora ku ne krye te te cilit ndodhej kryetari i PS-se Rama kete here i rrethuar nga shume truproja dhe familjare te tri viktimave te demonstrate te cilet ecin drejt vendit ku u vrane dhe tre demonstruesit. Sheshi prane Kryeministrise ishte i ndare ne mes per nje vije kortezhi qe iken dhe nje vije qe vjen per te bere homazhe. Perfaqesuesit e opozites kete here ishin te ndare ne disa grupe dhe kortezhin e pare e perbente lidershipi i opozites Edi Rama dhe familjaret e viktimave. Pasi vendosi lule ne te tri pikat ku ishin fotot e tri viktimave kreu socialist Rama rreth ores 1515 u largua nga vendi i homazheve. Mandej perfaqesues te tjere te Partise Socialiste deputete te ndryshem mberriten ne krye te qytetareve per te bere homazhe dhe vendosur lule prane tri fotove te demonstruesve te vrare. Pas plot 90 minutash demonstrim homazh ne shenje nderimi per Hekuran Deden Ziver Veizin dhe Faik Myrton ne nje kortezh qytetaresh qe zhvilluan homazhe e ndezen qirinj ne vendet ku u vrane tre demonstruesit ne 21 janar ishte e qarte se gjithcka u zhvillua paqesisht me solemnitetin e zise dhe nderimit te tri jeteve qe mori me vete demonstrata e 21 janarit. Rreth ores 1620 bulevardi Deshmoret e Kombit pothuajse u boshatis teresisht. Vendi para Kryeministrise qe nje jave me pare u be shenjestra e dhunes se protestuesve ndaj forcave te rendit dje ishte zevendesuar ne nje vend pelegrinazhi ku qytetare te thjeshte dhe krere te opozites vendosen lule e qirinj per te kujtuar tre njerez qe humben jeten ne demonstraten e te premtes se kaluar.