Rama nderkombetareve Mos e mbeshtesni Berishen
Kryetari i PS-se Edi Rama u kerkoi dje partnereve te Shqiperise qe te rishikojne marredheniet me regjimin ne pushtet sic e quajti kreu i opozites qeverine shqiptare. Ai deklaroi se protesta homazh e dites se djeshme ishte nje mesazh i qarte per nderkombetaret se nuk ishte opozita qe shkaktoi dhunen e 21 janarit por ishte provokimi qe iu be demonstruesve. Rama beri te ditur se protestat e opozites do te vazhdojne nderkohe qe ka theksuar se nuk perjashtohet mundesia per tiu kthyer dialogut per gjetjen e nje zgjidhjeje. Ajo qe ju pate sot eshte Shqiperia e njerezve te zakonshem qe nuk lejohen te marrin fryme lirisht te mposhtur nga korrupsioni dhe armet e gardes. Ky nuk eshte rasti per dy parti ne kerkim te pushtetit por ka nje pushtet qe ka vjedhur votat per te vjedhur Shqiperine dhe nje popull per te zgjedhur lirisht. Se fundi ky pushtet ka vrare per te vendosur ne mes te Evropes nje regjim fashist. Kjo eshte Shqiperia e tre burrave te papune qe u vrane me arme zjarri ne emer te nje alibie per grusht shteti. Ne emer te kesaj Shqiperie i kerkoj botes demokratike te shikoje raportet e veta me kete regjim te cilin ne nuk do te pranojme kurre regjimin e partise-shtet dhe shtetit-parti. Ne emer te kesaj Shqiperie i kerkoj SHBA-ve dhe BE-se te mos tolerojne me tej ne kete vend gjera qe nuk tolerojne ne shtetin e tyre - tha Rama. Do te vazhdojme protestat. Kjo eshte pak por e sigurt dhe do te zhvillohen gjithkund ku mund te protestohet - theksoi Rama.
Duke folur per zgjedhjet lokale te majit kreu i PS-se ka deklaruar se ne keto kushte ku gjendet Shqiperia nuk mund te kryhen zgjedhje te parakohshme. Pozicioni yne per zgjedhjet e majit eshte edhe me i vendosur se para vrasjeve te 21 janarit para sulmit ndaj Prokurorise se Pergjithshme dhe agresionit ndaj Presidentit te Republikes. Te gjitha keto jane arsye me shume per te thene se ne keto kushte nuk mund te behen zgjedhje ne Shqiperi - tha Rama. Ai deklaroi se opozita eshte e hapur per rrugen e dialogut dhe se do ti kthehet jetes parlamentare per te vijuar rrugen e saj per vendosjen e demokracise.