E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Bumci Rama te hetohet per grusht shteti

Partia Demokratike i kerkon Prokurorise se Pergjithshme qe te nise menjehere hetimin e Edi Rames per grushtin e shtetit te dates 21 janar. PD akuzoi dje Edi Ramen si autor te pucit te shtetit te dates 21 janar ne Tirane. Ne forme reagimi pas deklarates se kryetarit te PS-se Edi Rama deputeti Aldo Bumci akuzoi Ramen si pjese e pucit te shtetit. Deputeti i PD-se deklaroi se ishte Rama ai qe provokoi 21 janarin duke shfaqur para nderkombetareve nje skene te turpshme. Deputeti i PD-se beri thirrje qe Rama te hetohet duke thene se ai mbetet autori i nje krimi te turpshem e per kete ai smund te laje duart nga puci i 21 janarit. Z. Rama me kot perpiqet te trazoje jeten dhe mendjen e qytetareve shqiptare te cilet me kthjelltesine e tyre i dhane pergjigjen e merituar. Qytetaret e Tiranes ashtu sic braktisen perpjekjen e tij per te marre pushtetin me dhune me 21 janar ne te njejten menyre e braktisen ate edhe sot si cmimin qe duhet te paguaje per demin qe ai deshiron tu shkaktoje atyre dhe mbare vendit. Z. Rama kerkon te perdore politikisht traditen e zise shqiptare per te ligjeruar me cdo menyre ate qe sberi dot me 21 janar. Por ti z. Rama nuk mund te lash duart nga puci dhe krimi i 21 janarit - deklaroi z. Bumci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›