Itinerari i protestës kundër plehrave
Share
Organizata Kuvendi Civil dhe Aleanca kundër importit të plehrave do të protestojnë nesër (3 nëntor) kundër ligjit për importit të plehrave.
Itinerari i Protestës:
Protesta do të filloj tek Ministria e Mjedisit në orën 11:00 me datë 3 nëntor. Pjesëmarrësit do të marshojnë më pas drejt selisë së Parlamentit të Republikës ku aty i pret një grup tjetër qytetarësh.
Më pas protesta do të vazhdojë tek selia e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.
Kuvendi Civil dhe Aleanca kundër importit të plehrave janë subjektet që organizojnë këtë protestë.
Çdo subjekt apo institucion tjetër nuk është organizator për protestën e datës 3 nëntor kundër plehrave.
