E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jaguar-i prishet nëse nuk ecën shpejt!

Share

Zyrtarët e kompanisë së makinave Jaguar, i thanë një shoferi se është faji i tij pse makina 45 mijë sterlina prishet kaq shpesh. Jonathan Dines mbeti i habitur kur i thanë se ishte pikërisht mënyra se si i jepte makinës që ka ndikuar që Jaguar-i luksoz të shkojë të paktën tre herë në ofiçinë. Ata i thanë se makina kalonte shpesh në atë që quhet protective mode për shkak se shpejtësia ishte nën 30 milje në orë. Po ashtu, filtri i grimcave, që eliminon tymin e zi që shkarkohet, është bllokuar pasi makina nuk ka ecur. Dines thotë se ai lëviz shumë pak, nga zyra në shtëpi, ndaj nuk i është dashur të ecë shpejt dhe shumë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›