E Shtunë, 31 Tetor 2026

I'u bënë vend Jose Mourinho

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka konfirmuar se tre lojtarët e kthyer në skuadër nga huazimet, Romelu Lukaku, Kevin de Bruyne dhe Tomas Kalas bëjnë pjesë në planet e tij.

Mourinho tha se këta lojtarë kanë treguar sukses në skuadrat ku kanë qenë të huazuar dhe se llogaritë në ta.

"Të tre janë lojtarë shumë të mirë, me vlerë të madhe në treg. I kam ftuar në ndeshjet parapërgatitore pasi që llogaris në ta në sezonin e ri. Në përgjithësi kemi një skuadër me lojtarë të rinjë ku mosha mesatare është 26.3 vjeç. Dua që të kem një skuadër me shumë lojtarë sepse do të garojmë në shumë kupa" deklaroi Mourinho./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›