Prezantohet te Juventusi

Para pak minutash Juventusi e ka bërë zyrtare edhe transferin e radhës. Në ambientet e Juventusit sot në mëngjes është parë Angelo Ogbonna i cili ka ardhur në Torino për ti kaluar testet mjekësore.
Ish mbrojtësi i Torinos do të nënshkruaj kontratën me Juventusin për tu prezantuar më pas me fanelën e kësaj skuadre. 12 milion euro i ka kushtuar Juves blerja e mbrojtësit italian me prejardhje nigeriane./Indeksonline/