E Diel, 1 Nëntor 2026

Iu fsheh drejtësisë ekstradohet nga Londra 41 vjecari

TIRANE- I ishte fshehur drejtësisë në Londër për afro 16 vjet dhe vetëm sot është bërë i mundur ekstradimi i tij në Tiranë.
Riza Vatoci 41 vjec është sjellë sot në Rinas për të kryer dënimin me 15 vite burg. 41 vjecari nga Tropoja ishte dënuar me 15 vjet heqje lirie nga Gjykata e Krujës i akuzuar për "vrasje të mbetur në tentativë".
Ngjarja ka ndodhur në 5 nëntor të vitit 1996 në vendin e quajtur "Ura e Madhe" në Krujë ku ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Përparim Gjonaj për motive gjakmarrje.
Prej vitesh Vatoci kishte mundur të fshihej në Britaninë e Madhe. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Londrën, u bë i mundur arrestimi i tij në këtë shtet me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.(ns/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›